Serena Uilliams mposht Henin, triumfi i pestë në Australi
Tenis
Fitorja e pestë në Australi dhe dyta radhazi në këtë aktivitet. Serena Uilliams ka triumfuar “Australian Open 2010” pas finales me Justin Henin (6-4, 3-6, 6-2) që zgjati 2 orë e 8 minuta. Sfida është zhvilluar me ritëm të lartë, por lufta e fortë sportive ka bërë që ajo të mos jetë shumë spektakolare. Gjithsesi, në fund, forca fizike e tenistes amerikane, fitoi përballë fantazisë së belges, e cila sapo ishte rikthyer pas një dëmtimi. 28-vjeçarja Uilliams regjistron fitoren e 12-të në “Grand Slam” (5 “Australian Open”, një “Roland Garros”, 3 “Uimbledon” e 3 “US Open”), duke barazuar me trofe Billi Zhan King.
#