Mou: Keqardhje për Ferrarën, më bëhet qejfi për Zakeronin
Zhoze Murinjo ishte njeriu që i dha “goditjen finale” çiro Ferrarës: pas triumfit të Interit në Kupën e Italisë përballë Juventusit, trajneri bardhezi u largua nga drejtimi i stolit. Por, portugezi nuk ka harruar ta përmendë ish-mbrojtësin në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Parmën. “Më vjen keq për Ferrarën. Në të ardhmen do të marrë drejtimin e një tjetër skuadre dhe do të ndjekë rrugën e tij. Nuk më pëlqen që një trajner i ri si çiro nuk arrin të përfundojë punën e nisur, por më vjen mirë që një trajner si Zakeroni, i cili nuk punonte prej shumë kohësh është rikthyer në Serinë A”.
#