Juve nënshkruan me “Ibrahimoviçin e ri”

Mesfushori sulmues 18-vjecar i IF Brommapojkarna, Albin Edkal, një nga talentet më me perspektivë nënshkroi me Juventusin në Itali. Edkal, i konsideruar edhe si "Zlatan Ibrahimovici i ri", mbërriti të enjten në mbrëmje në Torino, përpara se të kalonte me sukses ekzaminimin mjekësor të premten në mëngjes. Ylli i ri ishte testuar në moshën 15-vjecare me Celsin, por ishte kthyer mbrapsht me qëllim që të qëndronte dhe të piqej Në Suedi. Për Edkal interesoheshin edhe disa klube të mëdha europiane si Interi, Arsenali dhe Ajaksi.
Juventusi do të paguajë rreth 700 mijë sterlina për Edkal, i cili do të qëndrojë në vendin e tij deri në verën e ardhshme deri sa ai të mbarojë studimet e tij. Mesfushori do të huazohet sezonin e ardhshëm, ndoshta te Empoli, që është kthyer në një strehë të mirë vitet e fundit për bardhezinjtë.
"Disa detaje ende kanë nevojë të sqarohen, por Albini do të qëndrojë me ne deri pranverën e ardhshme, deri sa ai të përfundojë studimet", - tha drejtori i klubit suedez, Ola Danhard. "Ne jemi krenarë për të dhe të lumtur që ai ka një mundësi të luajë për një nga klubet më të mëdha të Europës".