E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samuel Eto’o: “Jam shumë i lumtur”

Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto'o u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e tij në ndeshjen me Shtutgardin. Kamerunasi u rikthehej fushave pas tre muajsh dhe shënoi golin e dytë në fitoren 3-1 me skuadrën gjermane në Ligën e Kampioneve. "Jam shumë i lumtur, por më shumë se për golin, unë shpresoj të vazhdoj kështu".
Bojan Krkic
17-vjecari Krkic shpresoi shumë të shndërrohej në lojtarin më të ri në moshë që shënon në historinë e Ligës së Kampioneve, por nuk ia arriti qëllimit. "Nuk arrita të shënoj pasi më mungoi edhe pak fati. Për mua e rëndësishme ishte gjithashtu të grumbulloj eksperiencë. Gjëja më e rëndësishme është ekipi. Unë dëshiroj të luaj mirë".
5 të arrestuar
Janë nëntë - 7 anglezë dhe 2 italianë – tifozët e plagosur, të cilët morën edhe ndihmën e parë në spital pas përplasjeve të dy tifozerive përpara takimit në "Olimpiko" Roma-Mancester. Forcat e rendit arrestuan pesë persona, midis të cilëve katër qytetarë anglezë dhe një rumun. Dy nga tifozët anglezë janë 18-vjec, njëri 35 dhe tjetri 39. Rumuni 24-vjec.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›