Ricardo Oliveira rrëfen ankthin e tij

Ish-sulmuesi i Milanit, Ricardo Oliveira rrëfeu për mediat ankthin e tij kur motra e tij, Maria Lourdes Oliveira, u rrëmbye vitin e kaluar. Oliveira u bashkua e Milanin verën e kaluar nga Real Betis por edhe pse u ble me bujë të madhe në kryeqytetin e modës shënoi 3 gola në 26 ndeshje. Tashmë ai luan si i huazuar te Real Saragoza.
RRËMBIMI - Një argumentat kyce për kë këtë paraqitje të varfër të tij ka ardhur edhe nga fakti se motra e tij, Maria Lourdes, u rrëmbye, më 4 tetor të vitit 2006. Ajo u lirua pas gjashtë muajsh në marsin e këtij viti, por Oliveira e shpenzoi thuajse gjithë sezonin në një stres të pazakonshëm. "Unë mbërrita në Itali një muaj më pas motra ime u rrëmbye", - shpjegon Oliveira. "Ata e liruan atë pas gjashtë muajsh, rrëmbimi më i gjatë në kohë në historinë e shtetit të Sao Paolos (Brazil). Kishte javë që ne nuk kishim lajme të reja për të, javë të tjera vinin lajme të kobshme dhe unë merrja mesazhe të tilla si ‘ne do të vrasim motrën tende'. Në këto kushte ishte shumë e vështirë për mua të luaja". Policia braziliane arriti ta shpëtojë motrën e Rikardo Oliveirës, më 12 mars 2007, pas thuajse me shumë se pesë muajsh. Kurrë nuk u bë e ditur nëse familja e Oliveiras kishte paguar para për lirimin e saj.
DËSHIRA – Oliveira u bashkua me Real Saragozën në formën e huazimit dhe është duke treguar shenja se është rikthyer në formën e tij më të mirë, duke shënuar shtatë gola në kampionatin spanjoll. 27-vjecari dëshiron të kthehet sërish në "San Siro" ku tashmë mund të këtë shansin të luajë rregullisht. "Unë dëshiroj të kthehem te Milani sezonin tjetër", - tha Oliveira. "Unë i kam ndjekur ndeshjet e tij, kam folur me Rikin (Kaka), e pyes se si janë duke kaluar dhe për më tepër jam një tifoz i Milanit. Megjithatë nëse një futbollisti nuk mund t'i premtohet se ai do të luajë gjithmonë, është e kotë të kthehet".
RRËMBIMET E BUJSHME
Rrëmbimet e të afërmve të futbollistëve të famshëm brazilianë dhe me të ardhura të mira financiare janë në modë në Brazil.
Deri tani të bujshme janë rrëmbimet e të afërme të tetë futbollistëve përfshirë edhe nënën e Robinjo, sulmuesit të Realit të Madridit dhe atë të Luis Fabianos, i cili aktivizohet me Seviljen po në Spanjë. Të rrëmbyera janë edhe nënat e Roxherios, Grafite dhe Kreberit.
MARINA – Nëna yllit brazilian të sulmuesit të Realit të Madridit, Robinjo, Marina de Silva Souza, u rrëmbye në periferi të Sao Paolos në nëntor të vitit 2004. Nëna e Robinjos ishte atëherë 43-vjece, ndërkohë që futbollisti 20-vjecar, i cili luante për Santosin ishte në prag të transferimit te gjigantët spanjollë. Marina u lirua pas 40 ditësh.
NOEMIA – Nëna e mbrojtësit të Santosit, Kleber, u rrëmbye me 4 gusht të vitit 2005. Noemia de Carvahlo Korrea, atëherë nëna e gjashtë e një futbollisti, u lirua pas vetëm dy orësh nga policia e Sao Paolos, sapo agjentët dyshuan për dy persona në një makinë.
SANDRA - Nëna e Luis Fabianos (luante me Porton atëherë), Sandra Helena Klemente, asokohe 45-vjec, u rrëmbye nga njerëz të armatosur në Kampinas dhe u lirua nga policia pas 61 ditësh (u rrëmbye më 11 mars 2005). Familja e futbollisti pohoi se nuk kishte paguar para për lirimin e saj.