E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojtarët, femra dhe kazino, Komiteti kërkon ndëshkim

Altin Latifi, Gazeta Shqiptare
Futbollistët e kombëtares shqiptare shkuan me femra dhe luajtën kazino përpara ndeshjes me Bjellorusinë, gjë që solli edhe humbjen e rëndë në shifrat 2-4. Zbulimi i tmerrshëm është bërë nga vetë drejtuesit e FSHF-së, pas relacionit të përgatitur nga stafi i kombëtares. Në mbledhjen e dy ditëve më parë në Federatë, anëtarët kanë debatuar me tone të ashpra me njëri-tjetrin dhe në qendër të gjithckaje ka qenë kërkesa e një numri të tyre për të ndëshkuar futbollistët që nuk janë impenjuar sa duhet në grumbullim dhe në fushën e lojës. Një nga pikat e relacionit përmbante rrëfimin e rëndë, që shumë futbollistë janë parë duke luajtur kumar për një pjesë të madhe të ditës, ndërsa disa prej tyre janë parë nën shoqërinë e femrave, një gjë rreptësisht e ndaluar përpara ndeshjeve kaq delikate. Iu është thënë pikërisht kështu anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv në mbledhjen e të mërkurës, duke shkaktuar një reagim të ashpër të tyre. Katër prej anëtarëve kanë shkuar deri në kërkesën për ndëshkime të rënda, për të dhënë një shembull të qartë se në ekipin kombëtar nuk duhet të tolerohen gjëra të tilla. Një kërkesë që ka sjellë debate të ashpra dhe tone të lartë në mbledhjen e Komitetit, e cila në fund fajësoi sjelljen e futbollistëve dhe stafin që nuk i ndëshkoi, për dy humbjet e fundit të pësuar nga kombëtarja. "Mungesa e impenjimit të lojtarëve para dhe gjatë ndeshjes, coi në nënvlerësim të rëndësisë së takimit. Një pjesë e fajit i shkon edhe stafit teknik, që pasi e pa këtë gjendje, nuk arriti të merrte masa, që mund të conin në shmangien e humbjeve të këtyre përmasave". Ishte ky një pjesë e vendimit që mori Komiteti Ekzekutiv dhe që analizonte dy humbjet e fundit të ekipit kombëtar. Debatet "Kur ju e paskeni të qartë se këta futbollistë paskan shkuar me femra dhe paskan luajtur kazino, përse nuk i keni ndëshkuar?". Ka qenë kjo një pyetje e bërë nga një anëtar Komiteti në adresë të drejtuesve të Federatës. Në bazë të relacionit, KE u njoh me disa nga shkaqet kryesore që cuan në dy disfatat e rënda. Aty shkruhej se disa lojtarë kanë neglizhuar së tepërmi në stërvitje, në grumbullim dhe gjatë ndeshjes, duke penalizuar ekipin. Nisur nga kjo, anëtarët kanë kërkuar masa dhe për lojtarë të vecantë, por në fund një vendim i tillë nuk është marrë. Kjo nuk ndodhi as kur katër anëtarë të Komitetit ngritën zërin, duke kërkuar që të ndëshkoheshin ata që u sollën në mënyrë aspak profesioniste. E reja është detyra që i është vënë stafit të ri teknik, që pas cdo ndeshjeje të përgatisë një relacion të vecantë ku të vihet në dukje gjithë ecuria e skuadrës, në grumbullim, stërvitje dhe në ndeshje. Gjithsesi, trajnerit të ri do t'i duhet të jetë shumë herë më i ashpër se Barici në këtë aspekt, duke parë që një pjesë e lojtarëve të kombëtares shqiptare ende nuk janë profesionistë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Artikulli Origjinal

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›