E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus, Diego te Bajerni në këmbim të Frenk Riberi

Ideja

Frenk Riberi do të jetë blerja e madhe që Andrea Anjeli dëshiron t’u dhurojë tifozëve të Juventusit. Mesfushori me tipare ofensive i Bajernit të Mynihut cilësohet si një element që do të rrisë kualitetin e skuadrës së Luixhi Delnerit. Drejtuesit bardhezi kanë përgatitur edhe planin për të siguruar shërbimet e yllit francez, kontrata e të cilit në “Alianz Arena” skadon në qershor 2011. Problemi kryesor është që të bindet lojtari për të luajtur në Serinë A. Në fakt, Riberi ka theksuar gjithmonë se nëse do të largohet nga Bajerni, do të luajë vetëm në La Ligan spanjolle. Për shërbimet e tij interesohet Reali i Madridit, që duket i avantazhuar edhe prej milionave të presidentit Perez. Për afrimin e 27-vjeçarit, drejtuesit e Juventusit janë të gatshëm të bëjnë një sforco të konsiderueshme financiare, duke i ofruar kontratë 4-vjeçare me rrogë 5 milionë euro në sezon. Për të joshur Bajernin që të pranojë largimin e Riberisë, italianët janë të gatshëm që përveç shifrës financiare, të përfshijnë në marrëveshje edhe brazilianin Diego.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›