E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zemërimi i Berluskonit: Ndoshta e shes klubin

Milan

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, po mendon që të largohet nga drejtimi i klubit kuqezi. Për disa prej bashkëpunëtorëve të besuar të partisë PDL, ai pohoi: “Ndoshta do të heq dorë nga Milani”. Mendimi ka ardhur pas refuzimit të Marko van Bastenit, i cili nuk pranoi të emërohej në krye të stolit. “Marko nuk e pranoi ofertën dhe unë nuk di si të veproj”, ka thënë Berluskoni, që më pas shtoi: “Shitja e Milanit do të ndikonte te popullariteti im. Nuk është një vendim i thjeshtë. Ju kujtohet kur shita Kakanë? Humba mjaft vota në zgjedhjet për Parlamentin Europian. Për të mos folur për krizën ekonomike, e cila e bën të vështirë gjetjen e një blerësi”. Numri 1 i klubit, që ka fituar më shumë trofe në botë, ka folur edhe rreth kontestimeve nga tifozët, në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Juventusit. “Pas gjithë asaj që kam bërë për klubin, nuk e meritoja që tifozët të më kundërviheshin. Jam shumë i zhgënjyer. Isha unë njeriu që e ngriti këtë skuadër në çatinë e botës. Kjo është mënyra si shpërblehet e gjithë sakrifica ime”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›