E Diel, 1 Nëntor 2026

Mat, rrobat lahen në përrua, gratë nuk njohin lavatricen

MAT- Gratë e fshatit Gërmen në Mat, jo vetëm që nuk e njohin lavatricen por prej 50 vitesh i nënshtrohen një rituali të përhershëm, atë të larjes së teshave në përrua. Një herë në javë e gjithë familja rrugëton një orë larg shtëpisë, në burimin më të afërt të ujit, ku gratë fillojnë të lajnë rroba, mbulesa dhe gjithçka tjetër që vishet në familje në këto kushte mesjetare.

“U bënë vite që lajmë kështu, Ujë brenda nuk kemi, kushtet i kemi të vështira, në dimër , në verë ne lajmë në këto kushte”, shprehet njëra prej grave.

Gratë vinë që në mëngjes herët, ndërsa në darkë kryefamiljari rikthehet për ti transportuar në shtëpi.

Një situatë e tillë është e ngjashme që këtu e 50 vjet dhe ndodh katër herë në muaj, sipas javëve në cdo 12 muaj të vitit.
Prapambetja sociale e kësaj zone lidhet me mungesën e ujit në oborret e shtëpive, pasi nuk ka ndodhur as në vitet e diktaturës dhe nuk po ndodh as sot, që banorët të pajisen me cezma në shtëpitë e tyre, pavarësisht fryrjeve të politikës për shtrirjen e ujësjellësve në cdo cep të Shqipërisë.
Për aq kohë sa uji nuk do të jetë i pranishëm në banesat e tyre, këto gra edhe pse jetojnë në vitin 200, nuk do ta njohin asnjëherë fjalën e teknologjisë për larjen e rrobave, lavatrice.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›