Meta: 8 dhjetori 1990 dita e rënies së Murit të Berlinit në Shqipëri
TIRANË- Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta e cilësoi si ditën më historike të Shqipërisë së re 8 dhjetorin e vitit 1990, kur një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës u bënë iniciatorë e protagonistë të protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë në vend.
“8 dhjetori, është dita e rënies së Murit të Berlinit në Shqipëri, ndaj mendoj se është mëse legjitime që sot të gjithë shqiptarët të bashkohen në këtë ditë për të treguar vullnetin dhe vendosmërinë e tyre për të përmbushur dhe stadin e fundit të ëndrrës së studentëve në 8 dhjetor që ishte: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropën”, tha z. Meta në konferencën e sotme për shtyp pas kthimit nga takimi i 17-të i Këshillit Ministror të OSBE-së në Athinë (Greqi) dhe ai i ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.
Në përgjigje të interesimit të medias Meta theksoi se 8 dhjetori nuk është ditë e shpikur nga historia, por dita më historike e Shqipërisë së re.
"Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria ka qenë vendi më i izoluar i gjithë Evropës. Ka qenë vendi ku qytetarët shqiptarë ëndërronin të shikonin qoftë edhe një stacion të huaj televiziv. Ndërsa sot, në një kohë relativisht të shkurtër Shqipëria është transformuar. Shqipëria është anëtare e NATO-s, ndërsa përpara 8 dhjetorit ishte simbol i bunkerëve dhe izolimit”, tha z. Meta.
Ai vuri në dukje se sot Shqipëria ka nisur një stad të ri dhe final që ka të bëjë me përgatitjen për anëtarësim, pasi Ministrat e Jashtëm të BE-së e kanë firmosur kërkesën e saj, ndërsa shtoi se "Shqipëria është në prag të një fitoreje të jashtëzakonshme politike, morale, psikologjike dhe njerëzore, siç është procesi i liberalizimit të vizave”.
Pra, vijoi Meta, ka shumë arsye që shqiptarët të festojnë 8 dhjetorin, jo vetëm në mirënjohje të gjithë atyre studentëve dhe qytetarëve që guxuan të rrezikojnë çdo gjë në emër të lirisë dhe për një Shqipëri evropiane, por sigurisht për të treguar edhe njëherë tjetër vendosmërinë e shqiptarëve për të ecur në këtë rrugë, e cila është e pakthyeshme.
8 Dhjetori është shpallur si dita e Rinisë dhe Pluralizmit nga Kuvendi i Shqipërisë. Me rastin e kësaj feste, Partia Demokratike do të organizojë të martën një festë në sheshin "Skëndërbej" në Tiranë.
(m.a/BalkanWeb)