Moratti Tentojme titullin kampion

Milan-i do të mbyllë fazën e parë të kampionatit italian si kampion i dimrit, por pronari i Inter-it, Massimo Moratti vazhdon të besojë tek shanset e klubit të tij për të rifituar titullin kampion.
”Duhet të tendojmë”, deklaroi Moratti, qe nuk dekurajohet prej 13 pikëve diferencë me kryesuesit e renditjes. “Napoli? Ishte një ndeshje shumë e mirë, por nuk do të jap një notë.
Jam shumë i kënaqur për shpirtin luftarak të treguar nga skuadra. Nëpërmjet mundimit dhe lodhjes në stërvitje arritëm të marrim këto rezultate. Më erdhi shumë mirë që pashë në fundin e takimit përqafimin e lojtarëve me Leonardo-n”.