E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventus, kthehet ëndrra Riberi

Merkato

Juventusi do të bëjë një lëvizje sensacionale në merkaton verore, me Frank Riberinë të parin në listë. Drejtuesit e Juves pas një mbledhje të mbajtur të premten konstatuan të ardhura të mëdha muajve të fundit, dhe si rezultat Alesio Seko e Roberto Betega janë të gatshëm të shpenzojnë në merkaton e verës së ardhshme. Kjo do të thotë se Frank Riberi nuk është më një ëndërr në Torino dhe bardhezinjtë do të luftojnë me Real Madrid e Barcelonën për firmën e tij. Bajerni nuk dëshiron të dëgjojë për shuma nën 40 milionë euro. Për gjigantët spanjollë 40 milionë euro nuk janë asgjë, ndërsa Juve do të bëjë një ofertë të përafërt dhe nuk do t’i humbasë shpresat.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›