Vllaznia, fitore 3-1 kundër Prishtinës
Vllaznia nuk fal miqtë as në ndeshjen miqësore për bamirësi ndaj Prishtinës, të zhvilluar dje pasdite në stadiumin “Loro Boriçi”. Shkodranët triumfuan përballë kosovarëve në këtë sfidë për bamirësi, të ardhurat e së cilës shkuan si ndihmë për Bashkinë e Shkodrës. Takimi u hap me një minispektakël, ku morën pjesë ndër të tjera këngëtarët e njohur Bujar Qamili e çiljeta Xhilaga. Për Vllazninë shënuan Edmond Doçi (34’), Bekim Bala (36’) dhe Ansi Nika (77’). Për kosovarët e Prishtinës golin e nderit e realizoi Suad Saliagiç 67’. Miqësoret midis ekipeve shqiptare dhe kosovare janë bërë të shpeshta kohët e fundit. Prishtina ishte vitin e kaluar pjesë e një triangolare në Vlorë të zhvilluar me rastin e 28 nëntorit, ndërkohë që Trepça e Mitrovicës humbi kundër Dinamos (2-1, 3 shkurt). Ndërkohë që Vllaznia-Prishtina nuk do të jetë e fundit.
#