Të pathënat e Laportës për tratativën Ibra
Transferimi i Zlatan Ibahimoviç lindi në qiell në kohën kur Laporta po kthehej për në Spanjë nga udhëtimi në Ukrainë. Laporta zbuloi sekrete të pathëna ndonjëherë për këtë tratativë: “Po kthehesha nga Ukraina me një koleg, pasi negociova për Dmytro çigrinskin dhe ishte koha, kur mendonim për një sulmues që e kërkonte Guardiola për të zëvendësuar Eto’o. Zgjedhja ishte mes Ibrës, David Vijës e Diego Forlanit. Në atë kohë ne ishim duke fluturuar mbi Milano dhe unë i thashë pilotit që të ulej aty, nuk më kujtohet në Malpensa apo Linate, por transferimi lindi atë natë. I telefonova Masimo Moratit nga aeroplani dhe ai më ftoi në shtëpinë e tij për të arritur marrëveshjet, pasi marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera”, tha Laporta. Sulmuesi suedez e la Interin për 45 milionë euro, plus Samuel Eto’o. Shumë ekspert të futbollit mendojnë se Interi ka përfituar më shumë se Barcelona nga ky transferim.
#