E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brixh eviton" Terrin, Çelsi thyhet

Premiership

Uejn Brixh konfirmoi se është një person që e mban fjalën. Ai refuzoi të kthehej në Kombëtaren angleze pasi u “tradhtua” nga ish-shoku Xhon Terri, ndërsa në mesditën e djeshme mbrojtësi nuk i shtrëngoi as dorën kapitenit të çelsit. Fotografët e vendosur në fushë për të mos humbur momentin e përballjes së tyre, bënë poza pa fund, për ballafaqimin e parë ndërmjet Brixh dhe Territ, protagonist i skandalit “sex-gate”. Pas këtij momenti, në “Stemford Brixh” nisi sfida ndërmjet bluve të Ançelotit dhe Mançester Sitit të Mançinit. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, ku për çelsin shënoi Lampard në të 42-tën, ndërsa miqtë barazuan në të 45-n me Tevez. Në fraksionin e dytë të lojës, me kalimin e minutave londinezët u “fundosën”. Tri rrjeta, dy nga Belami dhe një sërish nga Tevez i dhanë fitoren “sitizëns”. E pavlefshme rrjeta e Lampard në të 90-n, ndërsa çelsi e mbylli takimin me 9 lojtarë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›