Murinjo grumbullon edhe të pezulluarit
Inter
Për ndeshjen që Interi do të luajë në fushën e Udinezes, Zhoze Murinjo i ka grumbulluar të gjithë futbollistët: 24 lojtarë kanë udhëtuar me skuadrën, duke përfshirë këtu edhe të dëmtuarit dhe të skualifikuarit. Ky është reagimi i teknikut portugez, për ndëshkimet që në klubin zikaltër janë cilësuar si padrejtësi, të cilat synojnë të prishin qetësinë në skuadër. Stafi teknik i Interit vendosi heshtje për shtyp përpara ndeshjes: Murinjo nuk dha asnjë deklaratë pasi është i skualifikuar, por as zëvendësi i tij, Bepe Rosi nuk foli. Për shkak të mungesave të Santon, Kivut, Samuel e Kordobas, në mbrojtjen e Interit mund të sakrifikohet Materaci, jo në formë optimale.
#