Juventus, “blic” në Madrid, gati firma me Agueron
ITALI- Drejtori i përgjithshëm i Juventusit Bepe Marota është nisur për në Madrid, ku të hënën e të martën do të zhvillojë takimin vendimtar me drejtuesit e Atletikos për Serxhio Agueron. Dita vendimtare pritet të jetë e marta, pasi Marota kërkon të mposhtë konkurrencën e Çelsit dhe të Realit, që e kërkojnë me ngulm argjentinasin. Për momentin, problemi i vetëm mes Juventusit dhe Atletikos së Madridit janë 5 milionë euro. Bardhezinjtë ofrojnë 35 milionë, ndërsa klubi spanjoll kërkon 40. Avantazhi i klubit torinez qëndron në faktin se gjatë gjithë kësaj periudhe ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me sulmuesin dhe agjentin e tij. Në rast se nuk arrihet marrëveshja me Atletikon e Madridit, alternativa e Agueros është Xhuzepe Rosi.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)