Skandali i basteve, pranga kreut të Fenerbahçes në Turqi
TURQI- Pas Italisë, Greqisë dhe Izraelit, skandali i basteve ka përfshirë edhe futbollin turk. Policia ka arrestuar të dielën më shumë se 30 persona të akuzuar për manipulime ndeshjesh, mes të cilëve edhe presidenti i Fenerbahçes Aziz Jildirim. Bëhet fjalë për një goditje të fortë ndaj futbollit turk, duke qenë se bëhet fjalë për presidentin e një prej klubeve më të mëdha të vendit. Policia ka arrestuar gjithashtu edhe shumë zyrtarë dhe futbollistë nga klubet e tjera, pas një hetimi të gjatë të kryer mbi ndeshjet e sezonit të shkuar. Shefi ekzekutiv i klubit Fenerbahçe, Juksel Gunai, e quajti aksionin e forcave të rendit si shenjë të kthimit në një shtet policor. “Kjo është vërtet e neveritshme, nuk kam frikë të them se Turqia po kthehet në një shtet policor. Çfarë lloj ndeshjesh mund të jenë manipuluar, që ata po hetojnë tani?”, deklaroi Gunai. Skandali i Turqisë është i fundit pas atyre që kanë përfshirë Italinë, Greqinë, Izraelin apo së fundmi edhe Hungarinë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)