Kliçko nuk fal, fitore me pikë ndaj Devid Hei
GJERMANI- Ka përfunduar me fitoren e ukrainasit Vladimir Kliçko superndeshja e peshave të rënda të boksit, për Federatën WBA. Kliçko ka mundur me pikë rivalin e tij britanik Devid Hei, në një përballje gjigandësh në ringun e Hamburgut. 117-109, 118-108, 116-110 kanë qenë pikët e dhëna nga tre gjyqtarët e ndeshjes, që kanë konfirmuar dominimin e vëllezërve Kliçko në këtë federatë. Edhe pse nuk arriti të festonte nokautin e tij të 50-të, ukrainasi arriti të merrte gjerdanin e artë, duke e kthyer boksin profesionist në një çështje familjare. Vladimir dhe Vitali Kliçko kanë tashmë në pronësi të tyre gjerdanët e federatave WBA, WBC, WBO, IBF dhe IBO. Pas ndeshjes, Hei deklaroi se shkak i humbjes së tij thyerja e një dhëmbi 3 javë më parë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)