BE aprovon ndihmën urgjente për Greqinë
BRUKSEL-Falimentimi i shtetit në Greqi është shmangur përkohësisht nga dhenia e kestit tjeter prej miliarda eurosh nga Bashkimi Europian.
Ministrat e financave të grupit të euros, bënë të ditur se i hapën rrugën pagesës së parë prej 12 miliardë euro nga programi i ndihmës emergjente të BE dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në Bruksel pritet që Greqia të jetë në gjendje të sigurojë me kredinë e re buxhetin shtetëror deri në vjeshtë. Menjehere pas vendimit te Eurozones, ministri Grek i financave Evangelos Venizelos mirepriti vendimin duke thene se kjo hua do te forcoje besueshmerine e vendit tone ne arenen nderkombetare. Me heret gjate javes, parlamenti grek miratoi masat e ashpra te kursimit te kerkuara me ngulm nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombetar.
Deputetet Greke i mbeshteten keto masa pavaresisht protestave te dhunshme ne rruget e Athines. Me heret gjate dite se shtune, ministri polak i financave, vendi i te cilit mban presidencn e rradhes se bashkimit europian kritikoi menyren sesi ishte trajtuar problemi i Greqise pasi sipas tij i ishte vene me shume theksi masave te kursimit sesa rritjes ekonomike.
Ministrat e financave pas takimit përmes një deklarate kanë thënë se do të përcaktojnë javën e ardhshme detajet e pakos së dytë të shpëtimit për Greqinë, përfshirë pjesëmarrjen në sektorin privat.
(d.b/News24/BalkanWeb)