E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus merr Matrin

Nga Express më 31 janar 2011 në ora 21:54

Juventus ka transferuar sulmuesin Alessandro Matri nga Cagliari në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Bianconerët nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare kanë njoftuar për marrëveshjen e arritur me Cagliarin që Matri të vijë në formë huazimi për çmim prej 2.5 milionë eurosh me opsion të blerjes së tij gjatë verës për 15.5 milionë euro.

Për marrjen e Matrit, Juventus i dha Cagliarit kontrollin e plotë të mbrojtësit Lorenzo Ariaudo, i cili ishte në pronësi të përbashkët mes klubeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›