Rezultatet e kampionateve europiane

Ajaksi i Amsterdamit ka marrë tri pikë të lehta nga transferta në fushën e NAC Breda, duke u ngjitur në vendin e tretë të kampionatit holandez. Skuadra e drejtuar nga Franck De Boer ka fituar me rezultatin e pastër 3-0, ndërsa ka zgjidhur gjithcka që në minutat e para.
Mbrojtësi brazilian Leonardo do të shënonte golin e parë në minutën e 13-të duke sigluar dhe epersine e Ajaksit në fraksionin e parë. Dyfishimi i skuadrës udhëtuese do të regjistrohej në minutën e 69-të me El Hamdaoui, ndërsa tifozët vendas nisën të braktisnin shkallët e stadiumit pas golit të tretë që ka si autor Miralem Sulejmani. Pas këtij suksesi Ajaksi është ngjitur në vendin e tretë me gjashtë pikë më pak se kryesuesit e PSV Eindhoven.
Në kampionatin belg, Anderlehti ka sfumuar një mundësi të shkëlqyer për të thelluar diferencën në krye të renditjes, pasi ka barazuar 0-0 kundër Mechelen. Megjithë rastet e paraqitura vendasit nuk kanë arritur të shënojnë, ndërsa pas kësaj jave të kampionatit belg numërojnë 54 pikë në vendin e parë të renditjes.
Në Greqi, Olympiakos ka fituar 1-0 kundër Etnikos,duke ruajtur kreun e klasifikimit ndaj rivalëve të përjetëshëm të Panathinaikos. Skuadra e kryeqytetit grek do të dominote të gjithë takimin, por do të fitonte vetëm falë golit të vetëm të shënuar nga spasanjolli David Fuster.
Nertan Prifti