E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helena anti-shqiptare

Në mediat kroate, në javoren “Nacional” dhe në rrjetin shoqëror “Facebook”, është ngritur zëri i shqiptarëve dhe është bërë bujë e madhe pas deklarimeve të gazetares dhe këshilltares së Partisë Socialdemokrate të Kroacisë, Helena Novak, e cila shqiptarët i ka quajtur “fis” dhe se gjenerojnë gjëra të pahijshme. Për këtë kanë reaguar Union i Bashkësisë së Shqiptarëve në Kroaci dhe a i rrethit të Trogirit. Nga Express më 31 janar 2011 në ora 16:00

Helena Novak, një ish-gazetare dhe anëtare e Partisë SocialDemokrate (SDP) në Trogir të Kroacisë, është në qendër të vëmendjes së medieve kroate dhe reagimeve të vazhdueshme.

Afera shpërtheu pasi Novak gjatë debatit të “Facebook”, shqiptarët i ka quajtur “mashtrues, diler, kontrabandist dhe rrenacak”, ndërsa Kosovën e ka quajtur “Shtet mafioz”, e këto deklarata kanë indinjuar tej mase shqiptarët e Trogirit.

Siç shkruan gazeta “Slobodna Dalmacija”, Helena Novak, edhe më shumë e ka rënduar këtë problem pas dërgimit të një porosie kryetarit të Unionit të Shqiptarëve në rrethin e Trogirit, Vllaznim Hoxhës, në të cilin ia tërheq vërejtjen se “Facebook” është çështje private.

Ajo ka shkruar se nuk shef arsye për të cilën ajo të ndajë mendimin me atë, me qëndrimin zyrtar të Kroacisë, e jo me mendimin e Spanjës ose Kinës.

“ Kjo është e drejtë e imja kushtetuese”, ka shkruar Helena Novak me prejardhje serbe dhe malaziase.

Mirëpo, shqiptarët nga Trogiri nuk mendojnë ashtu. Ata janë të shokuar nga epitetet e saja se janë të prira të anojnë kah “fisnorja”.

“Nuk është e vërtetë se deklarimet e saja janë të parëndësishme.

Ajo e ka detyrën në një parti të fortë politike, ndërsa shpërndan qëndrime që janë përplot urrejtje dhe të pavërteta jo vetëm për shqiptarët, por edhe për kroatët”, ka deklaruar argjendari dhe hotelieri shqiptar nga Trogiri, Pal Bisaku.

Edhe pse qëndrimet e veta tashmë të “ëmbëlsuara” ajo i ka përsëritur disa herë, Helena Novak, tani po përpiqet që të ëmbëlsojë edhe dëmin.

Ajo edhe më tej pohon se bëhët fjalë për një debat në internet dhe se nuk bëhet fjalë vetëm për një sulm ndaj saj, por edhe ndaj partisë së saj, Partisë Socialdemokrate të Kroacisë (SDP).

Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, në letrën drejtuar Redaksisë së revistës “Nacional” ka reaguar ndaj artikullit të botuar në numrin e fundit të kësaj reviste, ku janë publikuar qëndrimet e kësaj aktiviste të SDP-së.

Pas publikimit të artikullit, ka reaguar edhe partia SDP dhe Helena Novak është shkarkuar nga detyra e sekretares kryesore të Komisionit zgjedhor të njësisë zgjedhore numër nëntë.

“Nuk e keni për nderë e nderuara Helena që popullit të përvuajtur shqiptar ti flisni ashtu, popullit që aq shumë ka vuajtur nga regjimi fashist i Slobodan Milosheviqit.Nëse u ka mbetur edhe sado pak njerëzi, duhet që këtij populli ti kërkoni falje e kjo është më së paku që mund të bëni. Sa për dijeninë tuaj, nga ky popull kanë dal personalitete historike, si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nobelistja Agneza Gonxhe Bojaxhiu- Nëna Terezë, Papa Eleunter dhe Papa Klement-Albani, shkrimtari Ismail Kadare e shumë të tjerë që janë krenaria e popullit shqiptar”, ka theksuar Tom Marku, kryetari i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›