Shitja e Kakas, prioritet i Realit

Nga Express më 25 qershor 2011 në ora 17:24
Shitja e Leite Kakas. Ky është prioriteti kryesor i Real Madridit për afatin kalimtar të verës.
E përditshmja sportive spanjolle Marca nuk ka dyshime: “Ylli brazilian tashmë është vënë në shitje nga klubi madrilen. I vetmi që vazhdon ta mbrojë atë është presidenti Perez, ndërsa Mourinho nuk llogarit më në shërbimet ish yllit të Milanit dhe ardhja e mundshme e Neymarit do të kufizonte edhe më tepër shpresat e Kakas për një vend në formacionin bazë”, shkruante Marca të shtunën.
Kaka iu bashkua Realit në verën e vitit 2009 nga Milan për 65 milionë euro.