Tjetër pol-pozicion për Vettelin

Sebastian Vettel me lehtësi siguroi pozitën e parë startuese në garën për Shpërblimin e Madh të Evropës, duke vazhduar dominimin e tij të këtij sezoni në kualifikime.
Red Bullit i takuan dy pozitat e para, pasi Mark Webber doli i dyti.
Xhiro më e shpejtë e Vettelit prej 1 minutë, 36.975 sekondash në mot të nxehtë në pistën e Valencias ishte vetëm dy të qindtat më e shpejtë se ajo e kolegut të tij Webber.
Për kampionin në fuqi të botës në Formula 1, Vettel ky ishte pol-pozicioni i tij i shtatë gjatë këtij sezoni.
Lewis Hamilton në McLaren do të niset nga pozita e tretë para dy ngasësve të Ferrarit, Fernando Alonso dhe Felipe Massa, ndërsa Jenson Button në bolidin e dytë të McLarenit kompleton radhën e tretë.
“Një ditë shumë e mirë për ne, është mirë për ekipin që jemi në radhën e parë”, tha Vettel i cili udhëheq me 60 pikë epërsi ndaj Buttonit në renditjen e përgjithshme të ngasësve.
Rezultatet e kualifikimeve:
1 Sebastian Vettel1min. 36.975 sek.
2 Mark Webber 1:37.163
3 Lewis Hamilton1:37.380
4 Fernando Alonso1:37.454
5 Felipe Massa 1:37.535
6 Jenson Button 1:37.645
7 Nico Rosberg 1:38.231
8 Michael Schumacher1:38.240