E Diel, 1 Nëntor 2026

“Princ Poldi” hakmerret ndaj Bajernit

Autori i Lajmit: Redaksia
Mynih - Lucas Podolski ka shënuar kundër ish-ekipit të tij Bajern Mynih, për ti dhënë një pikë ekipit të tij Këln, në takimin e javës së 25-të Bundesligës. Sulmuesi i kombëtares gjermane shënoi pas gjysmë ore lojë, avantazh të cilin vendasit e mbajtën deri në pjesën e dytë, kur Bastian Schveinsteiger barazoi rezultatin për Bajernin (58). Nga ndeshjet e tjera në Bundesligë, derbi mes Verder Bremenit dhe Shtutgartit ka përfunduar pa fitues, 2-2. Mysafirët nga Shtutgarti kaluan në epërsi të dyfishtë në pjesën e parë me golat e Pavel Pogrebnyak (15) dhe Sami Khedira (42), por vendasit arritën të nxjerrin një pikë falë dy golave të pjesës së dytë të shënuar nga Hugo Almeida (75) dhe Torsten Frings (81). Hamburgu ka arritur një fitore minimale ndaj Hertas me golin e Marcell Jansen (40), ndërsa kampioni aktual Volfsburg ka arritur të kthejë rezultatin nga disavantazhi 1-0 në pjesën e parë, për të arritur një fitore 4-1 kundër Bokumit në fund të ndeshjes.
Ky lajm është publikuar: 07/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›