E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, kartëmonedhë të re 100- dollarëshe

Autori i Lajmit: Redaksia
Uashington – SHBA-ja planifikon të hedhë në qarkullim kartëmonedhën e re 100-dollarëshe, e cila do ti prezantohet publikut të gjerë më 21 prill. Në ceremoninë speciale në Uashington, kartëmonedha e re do të prezantohet me pjesëmarrjen e ministrit amerikan të Financave, Timothy Geithner, shefit të Rezervës Federale, Ben Bernanke, dhe drejtorit të shërbimit sekret amerikan, Mark Sullivan. Qeveria amerikane zakonisht merr vendime për ndryshimin e dizajnit të kartëmonedhave, pas vlerësimit të kujdesshëm të situatës aktuale në lidhje me shtypjen e parave të falsifikuara, raporton agjencia Associated Press. Sot për sot, kartëmonedha 100- dollarëshe është paraja me vlerën më të lartë në qarkullim në Shtetet e Bashkuara. “Qeveria e ridizenjon valutën e saj për të qenë gjithnjë një hap përpara falsifikuesve dhe të mbrojë qytetarët”, - tha shefi i Rezervës Federale. Ai tha se ky prezantim bëhet që qytetarët të jenë të mirinformuar. Kartëmonedha aktuale 100- dollarëshe është ridizenjuar për herë të fundit më 1999, kur iu shtuan disa elemente për të rritur sigurinë. Sipas ligjit të valutës (1928), kartëmonedha do të vazhdojë të ketë të stampuar portretin e Benjamin Franklinit, një nga themeluesit e kombit. Ndërsa nga prapa ajo ka Sallën e Pavarësisë në Filadelfia, vendi ku u firmos dokumenti i pavarësisë më 4 korrik 1776. Mbrapa kartëmonedhës do të vazhdojë të shkruhet "In God We Trust," (Ne besojmë në zot) e cila është kërkuar të shkruhet në të gjitha prerjet letër të monedhës amerikanë që prej vitit 1955. Që prej vitit 2003, Shtetet e Bashkuara kanë prerë një seri kartëmonedhash të reja me vlerë, 10, 20 dhe 50 dollarë.

Ky lajm është publikuar: 07/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›