Kilianët nuk u paralajmëruan për cunamin
Autori i Lajmit: Redaksia
Santiago – Qeveria kiliane po kritikohet, sepse nuk ka paralajmëruar qytetarët e saj ndaj një kërcënimi të mundshëm nga një cunam pas tërmetit shkatërrimtar prej 8.8 ballësh që goditi vendin të shtunën e një jave më parë. 11 minuta pas tërmetit që goditi bregdetin e Kilit, qeverisë kiliane iu dërgua një paralajmërim zyrtar për cunami. Megjithatë, liderët vendas nuk e përhapën lajmin. Për më tepër, policia që doli në terren u përpoq ti qetësonte njerëzit e terrorizuar, duke u thënë se nuk ekzistonte asnjë mundësi që dallgët e detit të mbulonin vendin. Qindra njerëz vdiqën pikërisht për shkak të goditjeve të dallgëve përgjatë vijës bregdetare të vendit. Kjo mungesë përgjegjshmërie tek qeveria ka krijuar një situatë shumë të rëndë politike në vend. “Njerëzit kanë vdekur për shkak të gabimeve të qeverisë”, - tha Miguel Rivera, një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të qytetit bregdetar Hualpén, në veri të Konsepsión (qytetit të prekur më rëndë nga tërmeti). “Po të ishte paralajmëruar populli për rrezikun që i kanosej nga deti, do të kishim kursyer shumë më tepër jetë”. Admirali i marinës kiliane, Edmundo González, në një intervistë për TV Kilin, mori përsipër disa nga përgjegjësitë. I pyetur nëse marina kishte përgjegjësi për qindra viktimat, ai tha: “Ne kemi të njëjtën përgjegjësi. Marina nuk ishte shumë e qartë për ti shpjeguar kërcënimin e një cunami presidentes së vendit, Michelle Bachelet”. Bachelet e quajti deklaratën e Gonzálezit “shumë të guximshme” dhe tha se kishte ardhur koha që njerëzit të kryqëzonin gishtat për të shpresuar që një gjë e tillë të mos ndodhte. “Çdokush bëhet gjeneral pas lufte”, - tha ajo. Megjithatë, González pretendon se ai dha të gjithë informacionin për Ministrinë e Brendshme (zyrën e Emergjencës Kombëtare) dhe ishte detyra e saj për të vendosur nëse duhej lëshuar apo jo alarmi i një cunami të mundshëm për kilianët.
Ky lajm është publikuar: 07/03/2010