Harper tërhiqet, Kanadaja nuk e ndryshon himnin
Autori i Lajmit: Redaksia
Qeveria kanadeze është detyruar të heqë dorë nga ndërhyrjet në himnin kombëtar me qëllim bërjen e tij më të pranueshëm politikisht pas kundërshtimeve të opinionit publik. Tre ditë pasi u propozua të ndryshohej himni O Canada për të futur dhe vargjet e grave në të, kryeministri Stephen Harper tha se qeveria e tij konservatore nuk u qëndron më planeve për të ndryshuar emblemën kombëtare. Himni kombëtar, i cili është i njëjti që prej 100 vjetësh (prej krijimit), përfshin vargjet “Patriotët e vërtetë duan bijtë e tyre të komandojnë”. Kryeministri Harper donte të niste një debat në lidhje me këtë frazë, nëse duhej futur dhe fjala grua apo jo. Thuhet se ai e inicioi këtë plan pas këshillave të një senatoreje grua. Kjo ide u hodh për herë të parë gjatë një fjalimi të tij ditën e martë, por nuk zgjati më shumë se 3 ditë, pasi të premten ai u tërhoq. Dimitri Soudas, një zëdhënës i zotit Harper, tha: Ne u ofruam qytetarëve ë Kanadasë që të jepnin mendimin e tyre lidhur me këtë çështje. Por ata vendosën me zë të fortë që ky problem as që duhej hapur dhe diskutuar. Prandaj, qeveria nuk do të hedhë për diskutim ndryshimin e himnit kombëtar”. Opozitarët liberalë e quajtën këtë lëvizje një mashtrim dhe se ata nuk e kishin seriozisht kur kërkonin mbrojtjen e të drejtave të grave.
Ky lajm është publikuar: 07/03/2010