Superliga Tirana mundet nga Kastrioti, shtyhet Shkumbini-Vllaznia
Autori i Lajmit: Redaksia
Tiranë - Ka startuar java e 23-të e superligës, që konsiston edhe me fillimin e fazës së tretë të kampionatit, me një ndeshje, ndërsa tjetra, e planifikuar për të shtunën e 6 marsit 2010, është shtyrë. Fjala është për sfidën e Peqinit, mes Shkumbinit dhe Vllaznisë, e cila nuk mund të luhej, si rezultat i kushteve tërësisht të papërshtatshme për futboll. Fusha e Peqinit ishte kthyer në një gjol, ku uji dhe balta dominonin çdo gjë. Për pasojë, drejtuesit e të dyja skuadrave, por edhe përfaqësuesit e FSHF-së, kanë vendosur të mos luhej të shtunën. Nga ana e saj, vetë FSHF-ja ka urdhëruar që brenda 24 orëve të luhet ky takim, prandaj do të tentohet edhe të dielën, që sfida Shkumbini-Vllaznia të zhvillohet. Ndeshja tjetër e së shtunës, e luajtur në “Selman Stermasi“, mes Tiranës dhe Kastriotit, ka përfunduar me fitoren e krutanëve, me rezultatin 1-0. Një rezultat surprizë në dukje, megjithatë i ka buzëqeshur Kastriotit, i cili bën një “autokritikë“ të fortë pas braktisjes së fushës në ndeshjen paraardhëse, në Vlorë. 3 pikë të rikuperuara, në luftën për të mbijetuar në superligë, këto të skuadrës krutane, e cila mbart në vetvete potenciale të konsiderueshme. Humbja e Tiranës ishte e paparashikueshme, gjithsesi, duke qenë se kanë dalë nga lufta për trofe, bardheblutë nuk e kanë më tendosjen e duhur. Vendi i tretë konsiderohet prej Tiranës si diçka që nuk u kanoset, ndaj edhe ky objektiv, që do të thotë “Kupat e Evropës“, është ajo çka ka mbetur në lojë për 24 herë kampionët e vendit, të cilët do ta mbajnë mend këtë edicion në vazhdim, si më të pasuksesshmin në përfaqësimin e tyre të dekadës së fundit. Bardheblutë nuk kanë qenë ata të zakonshmit, duke mos e vënë thuajse asnjëherë në rrezik portën e skuadrës krutane. Ndeshja është vendosur nga një gol i shënuar nga kroati Matko Djarmati në minutën e 13-të të pjesës së parë, pas një ekzekutimi mjaft të bukur të një goditjeje dënimi. Deri në fund, skuadra kryeqytetase nuk ka mundur të gjejë golin e barazimit, duke lëshuar terren në betejën për Kupat e Evropës.
Sot
Ditën e sotme pritet të luhen ndeshjet e tjera të javës së 23-të të superligës. Përveç sfidës Shkumbini-Vllaznia, që u shty të shtunën, sfida interesante do të jenë ajo Laçi-Flamurtari, Teuta-Apolonia, Besa-Skënderbeu dhe Dinamo-Gramozi. Kjo e fundit, e planifikuar të luhet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa“, është zhvendosur në stadiumin e Krujës, ngaqë ndërkombëtari ynë i ka mbyllur dyert pas ndeshjes së Kombëtares me Irlandën e Veriut, për shkak se terreni është në një situatë skandaloze. Federata, në marrëveshje me klubin e Dinamos, kanë vendosur që ndeshja në fjalë të luhet në Krujë, ku kushtet e stadiumit janë optimale.
Teuta-Apolonia është një përballje midis dy skuadrave të afërta, nisur edhe nga fakti se ndajnë me një pikë (30-29) dhe vendet 6-7, pikërisht pozicionin ku ndahen edhe dy blloqet e mëdha “gjashtëshe”. Apolonia i ka fituar të dy takimet me Teutën, dhe të dyja me rezultatin e pastër 2-0, si në “Loni Papuçiu” të Fierit, ashtu dhe në “Niko Dovana” të Durrësit. Laçi-Flamurtari është një ndeshje që ofron shumë histori brenda, parë dhe atë që ndodhi në përballjen e fundit midis dy skuadrave në Laç, ku u fol për një kërcënim me pistoletë kundër sulmuesit të Flamurtarit, Migen Memelli. Në atë takim, Laçi fitoi 3-2. Laçjanët janë duke bërë sezonin e tyre më të mirë gjatë historisë së 10 viteve tyre në Superligë, vendi i katërt (31 pikë), ndërkohë që Flamurtari nuk fiton në transfertë, qysh nga java e parë e këtij sezoni, kur mposhtën në kryeqytet Tiranën (1-3). Besa-Skënderbeu është një takim që pritet të prodhojë emocione, parë dhe ambiciet e momentit të dy skuadrave. Besa, falë dhe hapit fals të Tiranës ndaj Kastriotit (0-1 në Tiranë), duket se ka çimentuar vendin e dytë (40 pikë, +5 nga Tirana), ndërkohë që Skënderbeu i “pasur financiarisht”, por në luftë për mbijetesë, vjen pas dy fitoreve rresht. Gjithsesi, Skënderbeu nuk ka fituar asnjë ndeshje në transfertë gjatë dy fazave të para, teksa fitorja e fundit jashtë Korçës daton më 25 nëntor 2007. Bledi Shkëmbi lidh të dyja skuadrat, pasi mesfushori korçar në fazën e parë luajti me Skënderbeun, ndërkohë që në fazën e dytë vesh fanellën e Besës.
Kategoria I
Bylisi vazhdoi marshimin e tij të sigurt drejt titullit kampion të Kategorisë së Parë, duke regjistruar fitoren e radhës, kësaj herë në Librazhd kundër Sopotit (2-0). Golat për formacionin e Ilir Spahiut mbajnë firmat e blerjeve dimërore: Popoviç dhe Stojkut. Gramshi zbehu shpresat e Pogradecit në luftën për një vend në Kategorinë Superiore, pasi gramshiotët fituan 1-0 falë një goli të realizuar në minutën e 20-të nga ana e Çekrezit. Kjo ishte humbja e gjashtë e Pogradecit në 21 ndeshje. Burreli dhe Besëlidhja ndanë nga një pikë në barazimin 2-2. Vogli (5) dhe Neli (50) shënuan për burrelasit, ndërsa për golat formacionin lezhjan u realizuan nga Ivanaj dhe Lamnica. Kamza fitoi 1-0 në Memaliaj me një gol të realizuar një minutë përpara përfundimit të takimit nga ana e të zakonshmit Klevis Dalipi. Me këto 3 pikë të arta (fitorja e 3-të në transfertë e kamzalinjve) skuadra e Perlat Mustës u ngjit në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Ada e vendit të katërt. Skrapari fitoi 1-0 “derbin e mbijetesës” kundër Turbinës, falë në eurogoli të realizuar nga rreth 35 metra nga ana e Beqollit në minutën e 65-të. Portieri i Turbinës u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me grusht gjyqtarin kryesor Beqiraj.
Bilisht Sport fitoi 2-0 me Adën e Velipojës, që pësoi nga ana e saj humbjen e 8-të në transfertë. Golat e fitores për skuadrën e presidentit Meraku u realizuan nga Rustemi (28) dhe Taçi (72).
Sot luhet krysfida për vendin e dytë, Elbasani-Lushnja. Dy skuadrat ndajnë vendet 2 dhe 3: Elbasani, 41 pikë; Lushnja, 39 pikë. Ndërsa të hënën do të luhet Partizani-Luftëtari, teksa të kuqtë shpresojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve, 3 të tilla rresht në katër ndeshjet e fazës së dytë.
Java 23 (06.03.2010)
TIRANA-KASTRIOTI 0-1
(07.03.2010)
DINAMO-GRAMOZI
BESA-SKËNDERBEU
LAÇI-FLAMURTARI
SHKUMBINI-VLLAZNIA
TEUTA-APOLONIA
Ky lajm është publikuar: 07/03/2010