E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turneu “Shirea”: Kosova U-16 kundër Juventusit

Duket se ndërkombëtarizimi i shpejtë i Kosovës prek edhe futbollin. Albania-sport.com arriti të sigurojë lajmin se përfaqësuesja U-16 e Kosovës do të luajë kundër Juventusit U-16 në një turne ndërkombëtar të pagëzuar me emrin e futbollistit të madh "Gaetano Shirea", që do të zhvillohet nga 31 maji deri më 6 qershor 2008. Turneu do të zhvillohet në qytetin e vogël italian, Matea.
Në fakt, ishte përfaqësuesi i Vatikanit, Finicio (njëherësh edhe një menaxher futbolli pranë Selisë së Shenjtë) që i bëri ftesën presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokri. Në këtë turne do të jetë edhe Kanadaja me përfaqësuese U-16.
Nga klubet: nga Cekia është Sparta e Pragës, nga Anglia do të vijë Kuins Park Rejnxhërs i Flavio Briatores. Nga Italia, përvec Juventusit, do të jetë edhe Empoli. Ky është edicioni i 12-të i këtij turneu. Lajmi tjetër ka të bëjë edhe me një ndeshje me shumë karakter simbolik: Vatikan-Kosova.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›