E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enis Alushi: Jam i gatëshem te luaj për Kosoven

Sami Bacaj
Enis Alushi, lojtar aktual i SV Wehen Wiesbaden që garon në Bundesliga 2 dhe i lindur në pjesen veriore të qytetit te Mitrovices, është shprehur i gatëshem te luaj për Kosoven. 22 vjecari ka luajtur 5 ndeshje për U 19 te Gjermanisë dhe katër për U 20 te Gjermanisë, ka qenë në listen e Hans Peter Briegel. Mirpo, për aryse që i di vetem FSHF- ja, ai nuk u pajisë me shtetësinë shqiptare. Alushi është shprehur i gatëshem qe te luaj për Kosoven dhe beson se FIFA do ia lejon një gjë te tille, pasi ai posedon të dy shtetesitë- Gjermanen dhe atë të Kosoves. Lidhur për gjendjen aktuale. Alushi shprehet: " Në sezonin vjeshtor kam pasur një operim në ije dhe kam luajtur me ekipin e U 23. Tani, jam në gjendje te mirë. Tranjeri nuk po me jep besimin. Pasi, ekipi parë po luan lojëra te mira. Në mars kam biseda për vazhdimin e kontrates. Kam edhe disa oferta tjera dhe të shofim se si do rrjedhin gjërat. Te gjithe shqiptareve kudo ne Botë iu shpreh Urimet e mija të përzemerta me rastin e Pavaresise se Kosovës ! "

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›