Juventus pergatit dhuraten e titullit

Dyzet arsye të mira për të qenë të lumtur, 40 milionë euro për të shpenzuar në merkato për një lojtar të nivelit shumë të lartë. Në Torino po mendojnë që fillimisht të marrin titullin dhe më pas të blejnë një yll.
Nëse për sezonin e ardhshëm Juventusi do të ketë të qendisur titullin kampion të Serisë A, drejtuesit e klubit janë të gatshëm ti dhurojnë skuadrës dhe tifozëve një blerje të madhe. Kjo edhe për faktin se duhet rritur cilësia e skuadrës, pasi prej sezonit të ardhshëm “Zonja e Vjetër” do të kthehet të luajë në Champions League.
Objektivi kryesor është Luis Suarez, që pas akuzave për racizëm ndaj Evra mund të vendosë të largohet nga Liverpuli. “Reds” pretendojnë 30 milionë euro për uruguaianin, por vullneti i lojtarit mund ta ulë dukshëm çmimin.
Një tjetër emër i nxehtë është ai i Robin van Persit. Për holandezin interesohet gjysma e Europës, por konkurrenca bëhet më e fort edhe sepse çmimi për të mund të jetë mëse i pranueshëm. Një tjetër ëndërr e madhe e Marotës është “tulipani” Arjen Roben. Lojtari ka vendosur të largohet nga Bajerni pas sherrit me Riberi dhe pavarësisht atyre që janë dukur si refuzime, ai mbetet kandidati kryesor për t’u veshur bardhezi.
Ide të tjera për të blerë një lojtar të madh janë Karlos Tevez që edhe pse po luan te Siti mund të largohet në fund të sezonit, Didië Drogba, që mund të afrohet me parametër zero por me rrogë të lartë, por edhe dy yje që së fundmi kanë qëndruar gjatë në stol si Gonzalo Higuain i Realit të Madridit dhe boshnjaku Edin Dzeko.