E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventus, trajneri Del Neri: Dzeko? Boll i kam 5 sulmues!



Trajneri i Juventusit, Xhixhi Del Neri, analizon merkaton që drejtuesit e klubit po bëjnë, duke saktësuar dy fakte në lidhje me emrat që qarkullojnë. “Edin Dzeko te Juventusi? Do të ishte një çmenduri nëse klubi do më blinte një tjetër sulmues. Për momentin kam 5 në dispozicion dhe që të pestë meritojnë të luajnë titullarë. Po Krasiç? Serbi është një lojtar që më pëlqen, edhe pse në ekip tashmë kemi disa mesfushorë të rëndësishëm dhe shumë të zotë që luajnë nga krahët. Por gjithsesi, nëse klubi do më dhuronte Krasiçin do të isha i lumtur, sepse ai do të përshtatej mjaft mirë tek ne”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›