Liverpul, Torres ka pasur kontakte me Barcelonën
Sipas burimeve pranë presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell, sulmuesi i Liverpulit, Fernando Torres, ka pranuar parimisht të transferohet për te katalanasit, në qoftë se prej saj do të largohej sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç. Vetëm në këtë rast spanjolli do të kishte mundësi për aktivizimin në formacionin bazë të kampionëve të Spanjës. Marrëveshja është prishur pasi trajneri i Barcelonës Guardiola duket se nuk ka dhënë aprovimin për një largim të tillë. Vetëm pas mësimit të këtij lajmi, Fernando Torres doli në media dhe shprehu “besnikërinë” e tij duke qëndruar te Liverpuli.