Paolo Maldini premton maksimumin e tij
Milano - Legjendari Paolo Maldini i premton tifozëve të Milanit se do të japë maksimumin e tij në ndeshjet e mbetura deri në përfundim të kampionatit. Kapiteni i skuadrës më me shumë trofe në botë do t’i japë fund karrierës në fund të sezonit, pas 23 vjetësh me këtë ekip. Deklarata e Maldinit vjen në prag të super sfidës me Juventusin, e cila do të zhvillohet ditën e dielë në “San Siro”.
“Juve dhe Interi, por edhe Napoli me Sampdorian, kanë qenë rivalët e mi më të mëdhenj. Pas rënies në Serinë B, nuk kam menduar se Juventusi do të kthehet në formë kaq shpejt”, deklaron legjenda Paolo Maldini për “Gazzetta dello Sport”.
Mbrojtësi i majtë nuk lë pa prekur edhe çështjen më të diskutuar kohët e fundit, atë të trajnerit Karlo Ançeloti.
Maldini jep sigurinë se tekniku do të vazhdojë të stërvisë skuadrën e Milanit, duke deklaruar: “Skuadra është e lumtur me Ançelotin. Ai ka një marrëveshje, dhe marrëdhëniet e tij me drejtuesit e skuadrës janë të shkëlqyera. Jam i sigurt se Karleto do të vazhdojë të jetë trajner i Milanit”.