E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventusi fitoi Superkupën

Juventusi e ka fituar Superkupën e Italisë pasi e ka mposhtur Napolin me rezultat 4:2 pas kohës shtesë.

Napolitanët kanë kaluar të parët në epërsi kur Cavani e shfrytëzoi gabimin në fazën defanzive dhe dërgoi topin në rrjetë.

Mirëpo përforcimi i Juventusit, Asamoah, me një gol të bukur e barazoi rezultatin në 1:1. Por vetëm disa çaste me vonë Goran Pandev sërish kaloi në epërsi Napolin 2:1.

Juventus dominoi në pjesën e dytë derisa në minutën e 72’ Arturo Vidal nga pika e bardh e barazoi rezultatin në 2:2.

Pak minuta pa përfunduar takimi Napoli morri edhe një goditje tjetër pasi gjyqtari Silvio Mazzoleni fillimisht përjashtoi me të kuq Pandevin dhe më pas Zuniga. Fati i njëjtë e përcolli edhe trajnerin Valter Mazzarr, i cili ishte i pakënaqur me gjyqtarin.

Në Kohën shtesë Juventus dominoi plotësisht. Sulmuesi malazez Mirko Vuçiniç kaloi në epërsi bardh e zinjtë 3:2 derisa Maggios me autogol vulosi fatin e kësaj përballje e cila përfundoi 4:2.

Juventus e fitoi për herë të pestë Superkupën e Italisë dhe barazohet me rivalët e tij Milan dhe Inter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›