Juventusi i Contes, ekipi i rekordeve
Si askush më parë, Juventus ka grumbulluar 28 pikë nga 30 të mundshmet nga 10 ndeshjet e para këtë sezon në Serie A. Për më tepër, bardhezinjtë janë në seri pozitive prej 49 ndeshjeve pa humbje në kampionatin italian.
Me fitoren 2-1 ndaj Bolognës të mërkurën, skuadra e Antonio Contes përveç që theu tabunë (nuk kishte mposhtur Bolognën nga 21 shkurti 2010), regjistroi fitoren e parë në mesjavë (3 barazime në Ligën e Kampionëve dhe një në Firencë në Kampionat më 25 shtator), dhe konfirmoi rekordin prej 28 pikëve në renditje, kuotë e cila nuk është arritur nga askush pas 10 ndeshjeve të para, nga viti 1994-95 e deri më sot.
Juventusi i Capellos më 2005/06 fitoi 9 ndeshjet e para, por humbi në të dhjetën, 1-3 në San Siro nga Milani i Ancelottit.
Kurse, skuadra e Contes ka arritur në 49 ndeshje pa humbje në kampionat (9 më pak se rekordi historik i Milanit të Capellos), ka sulmin më të mirë në ligë (22 gola të shënuar, sikurse Roma), mbrojtjen më të mirë (5 gola të pësuar), ka 12 golashënues të ndryshëm pas vetëm dhjetë ndeshjesh në kampionat.
(a.k/BalkanWeb)