E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njeriu më i pasur në botë sfidon Barcelonën e Realin

Miliarderi, Carlos Slim i cili konsiderohet si njeriu më i pasur në botë, ka vendosur të blejë një ekip në ligën spanjolle të futbollit, dhe sipas 'Libertad Digital', ka ndërmarrë hapat e para për tu bërë pronari i ri i Getafes.

Angel Torres, kryetari i klubit, ka qenë në kërkim për një blerës, si pasojë e parave borxh që ka klubi dhe meksikani duket se është njeriu i duhur të marrë përsipër Getafen.

Carlos Slim ka filluar negociatat për të blerë Getafen dhe marrëveshja do të finalizohet në ditët e ardhshme. Meksikan është një tifoz i madh i futbollit spanjoll dhe synon ta transformojë klubin në një nga ekipet më të mëdha në Evropë. Ëndrra e Carlos Slim është që Getafe të jetë një konkurrente për titull, duke sfiduar Barcelonën e Realin.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›