E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi i arte gare nje miliarde euro

Ajo për “Topin e Artë 2012” është një garë prej një miliard eurosh. 23 futbollistët që janë kandidatët në listën e vogël për trofeun prestigjioz, që jepet së bashku me çmimin e FIFA-s, për “Lojtarin më të Mirë në Botë”, janë absolutisht pasuria e futbollit botëror.

Duke e llogaritur vlerën e përgjithshme të të gjithë futbollistëve, del përfundimi se së bashku ata vlejnë plot një miliard e 53 milionë euro. Kjo është përllogaritja zyrtare e FIFA-s për kandidatët dhe e publikuar nga revista “France Football”, ndërsa vlera e yjeve të futbollit ndërkombëtar u realizua nga kompania “Sportmetric”.

Lojtari më i shtrenjtë në këtë listë është Lionel Messi, vlera e të cilit përllogaritet në 140 milionë euro. Pas yllit argjentinas vjen Cristiano Ronaldo me 106 milionë euro dhe shoku i “pleshtit” te Barcelona, Andres Iniesta me 72 milionë euro.

Kolumbiani i Atletico Madrid, Radamel Falcao është në vendin e katërt me çmimin 64 milionë euro, ndërsa Neymar, që është sërish i vetmi brazilian i cili ndodhet në listën e vogël të kandidatëve për “Topin e Artë” renditet vetëm në vendin e gjashtë, me vlerën e talentit të “seleçaos” që përllogaritet në 55 milionë euro.

Ndërkohë, skuadrat me lojtarët më të kushtueshëm mes kandidatëve për “Topin e Artë” janë Barcelona me 651 milionë euro, Reali i Madridit me 601 milionë euro, Manchester City me thuajse 500 milionë, Manchester United me 441 dhe në vendin e pestë renditen kapionët e Europës të Chelsea-t me 387 milionë euro.

Në klasifikimin e veçantë të vlerës së futbollistëve kandidatë për çmimin më prestigjioz individual për vitin 2012, lista mbyllet nga sulmuesi i Bregut të Fildfishtë, didier Drogba, i cili luan në kampionatin kinez, ndërsa përpara tij renditen tre italianët Buffon, Balotelli e Pirlo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›