E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi i së ardhmes, nga Gasperini te Bonuçi e Xheko

Projekti

Juventusi ka përgatitur tre emra për të ardhmen e stolit. Kapelo jep siguri dhe mbetet një ëndërr, Xhampaolo është personi i përshtatshëm për të programuar të ardhmen, megjithatë trajneri që duket më pranë skuadrës bardhezi është Gasperini. Në Torino e vlerësojnë shumë punën e teknikut të Xhenoas, i cili ka ndërtuar një prej skuadrave më spektakolare në Serinë A, e që vitin e kaluar për pak sa nuk e kualifikoi në Champions. Për më tepër, Gasperini nuk kërkon të bëjë revolucion teknik dhe është i gatshëm të punojë me elementët që do t’i vihen në dispozicion në merkato. Një prej afrimeve të mundshme është Kevin Kuranji, sulmuesi do të largohet nga Shalke në qershor: palët kanë marrëveshje parimore për kontratë 4-vjeçare, me rrogë 3 milionë euro në sezon. Për repartin ofensiv përflitet edhe emri i Edin Xhekos, por afrimi i boshnjakut të Volfsburgut duket i vështirë. Në mbrojtje synohet Bonuçi, një prej zbulimeve të këtij sezoni: Xhenoa do të merrte gjysmën e mbetur të kartonit të Krishitos, ndërsa Bari gjysmën e mbetur të kartonit të Almiron.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›