Juventusi, më i uritur se Milani

Mesfushori i Juventusit, Simone Pepe pranon se Milan ka epërsi ndaj Juventusit por insiston se Rossonerët nuk mund të maten me Bianconerët sa i përket urisë për titull.
Pepe beson se dëshira e madhe e Juventusit për të fituar titullin e parë zyrtar nga 2003 mund të jetë vendimtare.
“Mendoj se Milan ende ka diçka më tepër se ne por ne jemi shumë më të uritur se ata. Nëse jeni i fortë, ju duhet ta dëshmoni këtë në fushë”, tha Pepe për të përditshmen sportive italiane, Tuttosport.