Lazio humb Marchettin

Portieri i Lazios, Fedetico Marchetti do të qëndrojë jashtë fushës për rreth një muaj pas dëmtimit që pësoi në fitoren 3-2 në udhëtim te Lecce, të shtunën mbrëma.
Sipas medieve italiane, Marchetti nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë skuadrës së tij në javët e ardhshme, pas dëmtimit që pësoi në këmbën e tij të djathtë dhe kontrollimet e para mjekësore kanë sugjeruar se ai pësoi tërheqje në kofshë.
Nëse konfirmohet dëmtimi, ai mund të qëndrojë jashtë fushës për së paku një muaj.