E Shtunë, 31 Tetor 2026

Casillas mbron Ronaldon

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas i ka dalë në mbrojtje bashkëlojtarit Cristiano Ronaldo pas humbjes 3-1 nga rivali më i madh i tyre, Barcelona.

Reali konsiderohej favorit para përballjes në Santiago Bernabeu të shtunën por pësoi sërish nga gjiganti katalan.

“Ne të gjithë duhet të luajmë në maksimumin tonë, jo vetëm Cristiano. Ne jemi ekip dhe kritikat drejtohen tek të gjithë ne. Ishim të pafat por nuk duhet të kërkojmë arsyetime” tha Casillas pas takimit. Ronaldo humbi disa raste të mira gjatë ndeshjes që i kushtuan shtrenjtë Realit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›