E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventusi nuk ndalet shkaterron 4-1 Lacion

Juventus nuk ndalet.
Tjetër fitore për kampionët në fuqi të Italisë që mundën 4-1 Lacion për të zyrtarizuar formën e shkëlqyer edhe në këtë fillim sezoni të Serisë A.
Vetëm 15 minuta lojë dhe Vidal do të shënonte golin e parë.
Kërkon të reagojë Lacio. Mundohet të ndihmojë skuadrën edhe Cana, por pa rezultat.
Është mbrëmja e Vidal, që në minutën e 27-të do të gjente sërish rrugën e rrjetës.
Lacio rihap sfidën vetëm dy minuta më pas me Klose.
Gjithsesi shpresat e skuadrës së Petkoviç për të evituar humbjen do të merrnin një tjetër goditje në minutën e 49-të.
Goli I tretë I Juventusit mban firmën e Vuçiniç.
Nuk mjafton rezultati, pasi Hernanez le skuadrën e tij me dhjetë lojtar pas një kartoni të kuq që mund ta evitonte…
Nuk mungon në festë Tevez, që pasi eliminon Canën vulos triumfin e skuadrës së tij.
Pas kësaj fitoreje Juventus konfirmon se nuk do të dorëzojë lehtë titullin kampion, por në të njëjtën kohë njeh edhe rivalin më të fortë. Ai është Napoli. Skuadra e Benitez mori fitoren e dytë radhazi, pasi mundi në tranfertë 4-2 Kievon.
Pas këtioj suksesi, Napoli ruan kryesimin e kampionatit italian me pikë të barabarta me Juventusin, por me golevarazh më të mirë se bardhezinjtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›