Reali fitoi 3-1 ndaj Bilbaos ne Madrid per kampionatin spanjoll

Karlo Ançeloti ka realizuar një fillim më të mirë sesa Murinjo, të paktën deri tani, me Realin që mundi Bilbaon 3-1 në “Bernabeu”.
Lajmi i dytë i fitores madrilene në kampionat është shënimi i golit nga Kristiano Ronaldo, i pari në këtë sezon, por ka edhe një të re tjetër.
Isko, talenti i marrë nga Malaga, shënoi dy herë të tjera.
Isko shënoi sapo kishte kaluar gjysma e pjesës së parë, pas një aksioni të Di Marisë dhe Benzemasë.
Më pas, Bilbao rrezikoi, por edhe vendasit patën mundësi të shënonin golin e dytë.
U desh të vinin sekondat e fundit para pushimit që, më në fund, Kristiano të shënonte golin e parë të kampionatit, pasi Di Maria nuk qe në gjendje të realizonte.
Edhe pjesa e dytë ishte më e mirë për skuadrën e Ançelotit, ndonëse Benzema vazhdon të mos e ketë simpatinë e tifozëve.
Ronaldo u përpoq shumë të shënonte sërish, sidomos me gjuajtje, por autor goli u bë përsëri Isko.
Funksionoi mirë kombinimi i tij me Benzemanë.
Nuk qe e thënë që të fitohej më thellë sesa kaq.
Madje, në të kundërt, Bilbao shënoi golin e ngushëllimit me anë të Ibai Gomezit.
Reali ka 9 pikë të plota pas 3 ndeshjeve të para.