E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidentet njezeri Stop dhunes ne futboll

Duhet gjetur nje zgjidhje per kete problem nga te gjithe aktoret e futbollit. Nuk mendoj qe nje tjeter bojkot apo nderprerja e kampionatit nga ana e arbitrave do te ishte zgjidhja me e mire por nevojitet bashkepunimi i te gjitha paleve

Ajo qe ndodhi ne Pogradec eshte nje tjeter ngjarje e rende ne futbollin shqiptar. Eumlshte e papranueshme. Ky eshte komenti i pare i Tahir Kastratit i presidentit te Shoqates se Gjyqtareve per ngjarjen e ndodhur ne Pogradec ku ne perfundim te sfides ndermjet vendasve te drejtuar nga Ylli Cekici dhe Teutes gjyqtari Enea Jorgji u dhunua ne tunelin e dhomave te zhveshjes. Tentativat per goditjen e tij nisen prej momentit kur ai po largohej nga fusha ndersa me pas gjithcka u konsumua ne ambientet e brendshme te stadiumit aty ku mungonin edhe pamjet filmike. Bilbili u kontestua fort ne perfundim te takimit per penalltine e akorduar me te drejte ne favor te skuadres durrsake qe i dha Teutes fitoren. Megjithate dhuna qe vazhdon te shfaqet ne stadiumet shqiptare mbetet nje plage e hapur. Kete e pranon edhe Kastrati i cili theksoi se te henen do te zhvillohet nje tjeter mbledhje me arbitrat e futbollit per te vendosur se cfare hapash do te ndermerren vetem nje jave pas bojkotit nga xhaketat e zeza pas dhunes ndaj gjyqtarit Jemini ne Lac. Ne biseden qe kam zhvilluar me gjyqtarin Jorgji por edhe me delegatet dhe vezhguesit mesova se pervec te tjerave ai ka pesuar edhe nje carje pas nje goditjeje me cader. Do te diskutojme per menyren si do te veprojme dhe natyrisht qe une do te mbeshtes cdo vendim te arbitrave. Megjithate e them perseri qe dhuna eshte e papranueshme - vleresoi Kastrati. Gjithashtu duke iu referuar po ketij rasti Kastrati vuri ne dukje Pashe ndeshjen dhe vendimi per 11-metersh dukej i drejte por pavaresisht kesaj ne duhet te luftojme fenomenin pasi gjyqtaret nuk mund te dhunohen per cdo vendim te kontestueshem apo qofte edhe per gabime njerezore. Duhet gjetur nje zgjidhje per kete problem nga te gjithe aktoret e futbollit. Nuk mendoj qe nje tjeter bojkot apo nderprerje e kampionatit nga ana e arbitrave do te ishte zgjidhja me e mire por nevojitet bashkepunimi i te gjitha paleve. Nderkohe per ngjarjen ne stadiumin e Pogradecit eshte pezulluar perkohesisht shefi i rendit. Masa per largimin e tij perfundimtar nga detyra do te merret vetem nese verehen shkelje gjate shqyrtimit te pamjeve filmike apo edhe deshmive te personave qe ishin te pranishem ne ambientet e stadiumit. Nijaz Lena futbollisti shqiptar nga Maqedonia qe luan ne kampionatin shqiptar per skuadren e Flamurtarit ka shenuar dy gola per keta te fundit ne fitoren e se shtunes prej 5-1 kunder Shkumbinit qe eshte luajtur ne kuader te javes se 15-te. Lena qe eshte njeri nga lojtaret kyc te Flamurtarit ishte autor i golit te trete dhe te katert te parin ne minuten e 42-te dhe tjetrin nga penalltia ne te 44-en. Futbollisti yne per te cilin ka shprehur interes edhe Vardari deri tani ne dhjete ndeshje te Flamurtarit ka shenuar tre gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›