E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali i Madridit e mbyll vitin 2011 ne krye te La Ligas spanjolle

Disfata në “El Clasico” me Barcelonën nuk e zbeh forcën e Realit të Madridit, që e mbyll vitin 2011 në krye të La Liga-s spanjolle. Por, ajo që kënaqi më tepër Zhoze Murinjon është mënyra sesi skuadra e tij fitoi në “Sançez Pizhuan”, pasi nuk është e pakët të fitosh me rezultatin 6-2 në fushën e Seviljas. Kjo mbi të gjitha sepse ndeshja u mbyll virtualisht që prej pjesës së parë, kur madrilenët kryesonin 3-0. tashmë, Reali kthen diferencën me 3 pikë nga Barcelona e vendit të dytë.
Lajmi tjetër i mirë është shkëlqimi i Kristiano Ronaldos, pas zhgënjimit përballë rivalëve të përjetshëm të Barçës. Portugezi ishte autor i tre golave, duke u ngjitur në kuotën e 20 rrjetave në këtë kampionat, duke u shkëputur nga Mesi, ndërsa dha edhe dy asiste. Por, në ndeshjen e luajtur në Andaluzi, Mou mori garanci edhe nga Di Maria, që dukej i papërmbajtshëm në krah dhe nga portiere Iker Kasijas, i cili realizoi disa pritje të jashtëzakonshme.
Reali nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren, pavarësisht se luajti në inferioritet numerik gjatë gjithë pjesës së dytë të lojës, pas kartonit të kuq të Pepes. Për koecidencë, edhe gjatë sezonit të kaluar Reali kishte fituar me shifrat 6-2 me Seviljan, por tashmë triumfi ka shije tjetër, pasi madrilenët kanë shanse reale për të fituar titullin në La Liga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›