Basel, optimist për Ligën e Kampionëve

Djajtë e Kuq dështuan të kualifikohen për 1.8 e finales, pas humbjes në ndeshjen vendimtare nga skuadra zvicerane Basel, e cila vazhdoi garën në vend të gjigantit nga Old Trafford.
Megjithatë, ekziston mundësia që Zvicra të përjashtohet nga të gjitha garat pas kërcënimit të FIFA-s të shtunën. Federata Botërore e Futbollit njoftoi Federatën zvicerane se do ta suspendojë atë nëse ajo nuk e sanksionon Sionin deri më 13 janar.
Sion është në betejë ligjore me asociacionet ndërkombëtare të futbollit rreth shkeljes së një embargoje për transferimin e futbollistëve gjatë verës. Nëse FIFA e suspendon Zvicrën, atëherë Basel do të përjashtohej nga Liga e Kampionëve dhe Manchester United mund të përballet me Bayern Munichun në rrethin e ardhshëm të garës.
Por, një zëdhënës i kampionit të Premierligës tha për Daily Express: “Ne nuk mbajmë shpresë rreth kësaj”. Ndërsa edhe nënkryetari i Baselit, Bernhard Heusler është optimist se skuadra e tij do t’i shmanget përjashtimit. “Jam optimist se do të luajmë kundër Bayernit, edhe pse e marrim seriozisht kërcënimin”, tha ai.