E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saki: Kasano trashëgimtari i Aleks del Pieros

Romë - Arrigo Saki ka thurur elozhe për Antonio Kasanon në një intervistë dhënë për Radio Kiss Kiss. Ai ka folur rreth mundësisë së kalimit të futbollistit barez tek juventinët në përfundim të këtij sezoni. Sipas Sakit, nëse Juventusi do të arrinte të merrte Kasanon, atëherë do të gjente trashëgimtarin ideal të Alesandro del Pieros.

“Kasano tek Juventusi? E kam thënë gjithmonë se Antonio është një talent i madh, -deklaron Arrigo Saki për Radion Kiss Kiss. Mendoj se ai do të jetë trashëgimtari ideal i Del Pieros, pasi, një ditë Aleksi do të vendosë të largohet nga futbolli. Kam përshtypjen se Kasano do të jetë njeriu i duhur për të vendosur ekuilibrin në këtë ekip pas largimit të kapitenit. Në këtë mënyrë edhe futbolli italian do të rigjejë një kampion të madh”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›